Francesco Pio Esposito është kthyer në një objektiv kryesor për klubet e Premier League, por Interi nuk ka asnjë synim për ta lënë të lirë sulmuesin e ri italian. Ofertat e ardhura nga Arsenali dhe Newcastle United janë kthyer mbrapsht nga drejtuesit zikaltër, të cilët e shohin 21-vjeçarin si një element të pandashëm të së ardhmes së skuadrës.
Gazetari i mirinformuar i merkatos, Nicolo Schira, bën me dije se të dyja skuadrat angleze kanë ndërmarrë hapa konkretë për të siguruar shërbimet e talentit italian, megjithatë Interi ka mbyllur çdo derë për bisedime rreth një largimi të mundshëm.
Të lidhura
None found
Për ta joshur klubin milanez, Newcastle United kishte vënë në tavolinë një shumë prej 60 milionë eurosh, por përgjigjja e zikaltërve ishte e prerë: jo. Kjo refuzim flet qartë për peshën që Esposito ka në projektin e Interit.
Angazhimi i klubit ndaj lojtarit u vulos edhe me kontratën e re të firmosur në muajin shtator, e cila e lidh atë me Interin deri në vitin 2032. Një marrëveshje afatgjatë që tregon se sa shumë besim kanë te potenciali i tij.
Në të njëjtën kohë, vlera e Espositos në treg po rritet ndjeshëm, e mbështetur nga performancat e tij si me fanellën zikaltër, ashtu edhe me Kombëtaren e Italisë.
Deri tani, sulmuesi ka regjistruar shtatë gola dhe dy asistime në të gjitha kompeticionet me Interin, ndërsa momenti i tij kulmor erdhi së fundmi me një het-trik në ndeshjen e barabartë kundër Atalantas.
Megjithëse interesimi nga klubet angleze është serioz dhe oferta e Newcastle ishte e konsiderueshme, Interi qëndron i vendosur për të mos u ndarë nga një prej xhevahireve më të çmuar të futbollit italian.






