A keni parë të tillë arbitër? Shikon 24 herë në VAR rastin e dyshimtë (VIDEO)

Futbolli ballkanas po kërkon që të përparojë në aspektin e teknologjisë në futboll duke futur risinë më të re sistemin VAR.

Përveç Shqipërisë dhe Kosovës që sezonin e ri do të jenë të pajisura me sistemin VAR, këtë hap e ka ndërmarrë dhe Serbia duke e provuar për herë të parë fundjavën që lamë pas. Kampionati serb nisi, dhe së bashku me të nisën dhe polemikat.

Në sfidën midis Suboticës dhe Radnickit që përfundoi gjyqtari u konsultua me VAR-in 24 herë për një rast të dyshimtë, ndërsa ndryshe është gjendja në sfidën tjetër midis Crvena Zvezdës dhe Vojvodinës ku pretendimet e vendasve për një penallti kanë shkaktuar lumë kritikash në Serbi.

Shtuar 20.07.2021 19:43

Tags: ,