Aksidenti i rëndë në Rubik, mësohet emri i viktimës

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Rrugën e Kombit. Një autobus u përplas me një makinë në afërsi të Rubikut.

Për pasojë, ndërroi jetë drejtuesi i automjetit Hysen Seitaj 58 vjeç nga Kosova, ndërsa u plagos djali i tij.

Policia ka informuar se drejtuesi i autobusit është shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme.

“Rreth orës 17:22, në aksin rrugor Rubik-Rreshen ,mjeti autobus është përplasur me mjetin tip “Land Rover” me targa italiane, ku si pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit ende i paidentifikuar.

Drejtuesi i mjetit autobus po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, tha policia.

Shtuar 20.07.2021 19:50