Sipas “The Times”, Newcastle është duke punuar në tri opsione për pankinën, Roberto Martinez, Unai Emery dhe Steven Gerrard.
Gerrard, për shembull, ka komentuar mbi këtë çështje duke u shprehur se “është interesante ajo që po ndodh te Newcastle”
Unay Emery është i lidhur me Villarealin, me të cilin fitoi Europa League-n, ndërsa Roberto Matinez mbetet në krye të Beklgjikës, nuk dihet edhe për sa kohë, pas dështimit për të fituar Nations League.
Ajo që dihet tashmë në klub është se sa do të kushtojë shkarkimi i Steve Bruce: 9 milionë e gjysmë euro. 60-vjeçari zhvilloi ndeshjen e tij të 1000-të në stol këtë fundjavë, por ende nuk ka marrë fitoren parë këtë sezon. Newcastle renditet në vendin e fundit në Premier League.