Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me zjarrin që ka rënë në një godinë në zonën e Institutit.
Bëhet medije se shkak për zjarrin i cili mori përmasa të mëdha është bërë shpërthimi i një bombule gazi, ndërkohë fatmirësisht ka vetëm dëme materiale.
Në vendgjarja kanë mbërritur të paktën 5 makina të zjarrëfikëse që po punojnë për të vendosur flakët nën kontroll.
Njoftimi i policisë:
Me datë 30.05.2022, në Institut, si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi, ka rënë zjarr në katin e fundit të një banese tre katëshe dhe ka vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com