Si paraqitet gjendja e Bora Zemanit, arsyeja pse u shtrua në spital (FOTO LAJM)

Moderatorja Bora Zemani është shtruar në spital ditën e djeshme.

Lajmi i shqetësoi fansat e saj prej të cilëve nuk kanë munguar as pyetjet e shumta dhe komentet në rrjetet sociale.

Ishte Semi Jaupaj, e cila postoi një foto me mikeshën e saj, të cilat kishin shkuar për të vizituar moderatoren. Së fundmi, ka qenë Olsa Muhameti e cila ka zbuluar dhe arsyen e shtrimit të saj në spital.

Ajo ka ndarë një video duke zbuluar se i është nënshtruar një ndërhyrjeje por pa dhënë detaje se për çfarë specifikisht bëhet fjalë. Ajo shprehet se gjendja e saj shëndetësore është e mirë saqë pritet të rikthehet të nesërmen në programin që drejton.

Kujtojmë që Bora ka qenë kryefjalë e mediave ditët e fundit për shkak të trekëndëshit të dashurisë së krijuar mes saj, Donaldit dhe Beatrix-it. Këta të fundit kanë nisur një lidhje brenda shtëpisë së Big Brother por janë kritikuar prej faktit se gjërat mes aktorit dhe moderatores ende nuk ishin sqaruar përfundimisht./albeu.com/


Shtuar 12.12.2021 19:23