Shkumbin Pireva tregon arsyet pse Kosova mbeti pa vazon e dytë: Mungesa e lojtarëve dhe angazhimi i ulët

Në episodin më të ri të podcast-it “Arena e Yjeve”, tre gazetarët e Telegrafit — Lavdim Pireva, Shkumbin Pireva dhe Bardh Maxhuni — bisedojnë për ecurinë e Kombëtares së Kosovës në edicionin e fundit të Ligës së Kombeve, duke shqyrtuar rezultatet, performancat dhe vendimet që çuan në përfundimin e kësaj fushate.

Shkumbin Pireva ka shprehur pikëpamjen e tij lidhur me dështimin e Kosovës për të siguruar vazon e dytë, duke theksuar si faktor kryesor mungesën e angazhimit të disa futbollistëve.

Të lidhura

None found

“Në dy ndeshjet e fundit, e pamë Leon Avdullahun që pothuajse gjatë gjithë kohës kthehej pranë zonës së 16-të për të kërkuar topin ose për ta marrë atë.”

“Mungesa e Hajdarit dhe Dellovës mund të ketë qenë arsyeja kryesore për humbjen e Kosovës dhe për barazimin me Izraelin, sepse ata na munguan si në fillimin e ndërtimit të aksioneve ashtu edhe në vertikalizime. Të dy kanë topa të gjatë shumë të mirë, sidomos në rastin e parë kundër Austrisë, kur luajtëm me dy sulmues krahu. Ndoshta një top i gjatë për Zhegrovën, Rashicën ose më vonë për Zabërgjën në pjesën e dytë do të na kishte bërë shumë më të rrezikshëm.”

“Mendoj se kjo ka qenë arsyeja, por përveç kësaj, në këto dy ndeshje kam parë me pikëpyetje edhe angazhimin e disa lojtarëve — ky është mendimi im personal.”

“Po, të paktën te prekja me dorë e Hajrizit — jo te goli i Irlandës — unë aty e konsideroj përgjegjës edhe Vedat Muriqin”, ka shtuar ndër të tjera Pireva.

Episodin e plotë të “Arena e Yjeve” e gjeni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube.


Shtuar më 21.11.2026 21:26

grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkommarsbahisultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjojobet girişjojobet