Barazimi me Osasunën, Xavi: Objektivi jonë është të jemi në top 4

Trajneri i Barcelonës,  Xavi Hernandez ka folur për mediat pas barazimit të katalanasve me Osasunën.

Barcelona ishte në avantazh ndaj Osasunas, mirëpo në fund arriti të fitojë vetëm një pike.

Pas ndeshjes, Xavi zbuloi se synimi është që ta përfundojnë këtë sezon në top katër, andaj duhet të vazhdojnë të jenë garues.

“Pas 1-2 ishte koha që ta kishim topin, të jemi më të qetë dhe të kontrollojmë, nuk e dinim si të luajmë në gjysmën e kundërshtarit për një kohë”.

“Abde ishte i pabesueshëm dhe Nico dhe Gavi. Lojtarët e rinj po e mbështesin skuadrën, janë ata që e bëjnë ndryshimin”.

“Duhet ta ndryshojmë këtë dinamikë negative. Objektivi është të jemi në top katër, të provojmë të jemi në luftë për La Liga dhe besojmë. Duhet të vazhdojmë të garojmë”, deklaroi ai.


Shtuar 12.12.2021 19:28