Plas debati mes Einxhel dhe Donaldit në Big Brother VIP: S’bëhet si shaka fare (FOTO LAJM)

Pasditen e djeshme një mision që i ishte ngarkuar nga ‘Vëllai i Madh’ Beatrix dhe Donaldit shkaktoi debate dhe diskutime të shumta në shtëpi.

Në një bisedë me Donaldin, Einxhel u shpreh se kjo gjë ishte pak e tepruar nga ana e çiftit.

“Nga ana njerëzore kjo nuk bëhet si shaka fare, me e katandis tjetrën në atë farë feje. Nuk ka faj Arjola që nuk shkoi ta ngushëlloj se nuk e mërziti ajo. Nga ana njerëzore zgjidh një shaka tjetër”, i tha Einxhel e revoluar.

“Unë po e qetësoja ti çfarë po bëje?”, i tha Donaldi.

“Ti duhet të shkoje ta ngushëlloje atë jo unë”, tha Einxhel./albeu.com/


Shtuar 16.01.2022 15:45