Partizani dhuron show, Kastrioti befason Teutën (VIDEO)

Partizani ka kaluar pa probleme transfertën ndaj Egnatias duk triumfuar 0-3 ku të gjithë golat u realizuan në pjesën e dytë.

Për të kuqtë golat u realizuan nga Mala 47′ Skuka 61′ Rrapaj 73′.

Partizani ngjitet në vendin e 5 me 21 pikë, ndërsa Egnatia mbetet e parafundit me vetëm 14 pikë.

Ndërkohë Kastrioti ka befasuar Teutën duke fituar 2-0.

Golat për vendasit u realizuan nga Greca 14′, Ajazi 72′.

Teuta mbetet e 6 me 22 pikë, ndërsa Kastrioiti renditet në fund të tabelës me 11 pikë. /albeu.com/



Shtuar 16.01.2022 15:38