Aksident në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, dy makina përplasen me njëra-tjetrën

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të enjte në aksin rrugor Tiranë-Elbasan. Një automjet tip BMW është përplasur me një tjetër mjet tip Benz, në rrethana ende të paqarta.

Si pasojë e përplasjes është shkaktuar trafik në këtë aks, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar vetem dëme materiale.

Siç mund të shihet dhe në videon e dërguar në redaksinë e Dosja.al, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethana të rastit.


Shtuar 2.05.2024 20:47