“Verë dhe portokalle” rikthehet, me Librazhdin si ndalesën e parë të turit të “Portokalli”

“Portokalli”, spektakli më i ndjekur dhe më i madh i humorit në Shqipëri, e ka nisur nga Librazhdi turin e saj veror nëpër vend, “Verë dhe portokalle”.

Të lidhura

None found

Aktorët dhe moderatorët e njohur të programit të së dielës kanë më shumë se një dekadë që udhëtojnë në qytete të ndryshme të Shqipërisë, për të qenë pranë publikut dhe për të përjetuar drejtpërdrejt mbështetjen e tij.

Shikuesit që çdo të diel ndjekin në Top Channel personazhet e tyre të preferuara, tani mblidhen në sheshet e qyteteve për t’i parë aktorët nga afër dhe, natyrisht, për të realizuar fotografi me ta.

Turneu “Verë dhe portokalle” do të ndalet në çdo qytet të Shqipërisë. Takimi i ardhshëm me publikun do të zhvillohet më 25 Korrik në Fier.


Shtuar 17.07.2026 12:59

MatbetjojobetJojobetjojobet girisİmajbetcasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet giriş