Vajza e Mark Frrokut në kërcim me vëllain e Rudinës, moderatorja publikon pamjet nga dasma (VIDEO)

Rudina Dembacaj duket se është qetësuar pas dasmës së bujshme të disa ditëve më parë dhe ka nisur të publikojë pamjet më të veçanta në profilin e saj në Instagram.

Një prej tyre është edhe video e kërcimit të vajzës së Mark Frrokut me vëllain e Rudinës dhe gjithashtu është një mesazh mjaft domethënës për marrëdhëniet e familjeve më njëra-tjetrën.

Duket se gjërat shkojnë shumë paqësisht mes familjes Frroku dhe asaj Dembacaj.

Gjithashtu një moment shumë emocionues nga dasma ishte edhe kërcimi i çiftit me 3 fëmijët e tyre nga martesat e mëparshme ku Erta, vazja e Mark Frrokut shihej me lot në sy e përqafuar me Rudinën./albeu.com/