Përplasi për vdekje bashkëfshatarin pasi e tallte, kërkohen 18 vite burg për Mhill Gegën (FOTO LAJM)

Prokuroria ka kërkuar 18 vite burg për Mhill Gega I cili në muajin shkurt të këtij viti përplasi për vdekje me makinë, bashkëfshatarin e tij, Mark Gjeta.

Shkak për këtë krim të rëndë, u bënë “talljet” e përsëritura të viktimës ndaj autorit.

Ndaj tij është ngritur akuza e vrasjes me dashje, por pritet që trupi gjykues të shqyrtojë versionin e Prokurorisë dhe më pas të japë vendimin final.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 17 shkurt në fshatin Bungaj të Mirditës. Mhill Gega dhe Mark Gjeta kishin konflikte prej kohësh me njëri-tjetrin që u ndezën pasditen e 17 shkurtit.

Pas sherrit verbal, 60-vjeçari shkoi në shtëpi, mori makinën e tij dhe doli të shtypte bashkëfshatarin. Goditjet nga mjeti i shkaktuar vdekjen 68-vjeçarit dhe autori u vu në pranga. Para grupit hetimor, Gega ka deklaruar se viktima e ofendonte shumë shpesh në sy të familjarëve e të njohurve të tij. /albeu.com/