U tha se patën sherr të madh, Erjona Rusi dhe Flori Gjini zbulojnë ç’ka ndodhur mes tyre (FOTO LAJM)

Erjona Rusi dhe Flori Gjini janë 5 ditë të javës bashkë në ekran me emisionin “Shqipëria Live” dhe kanë treguar se kanë një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëri-tjetrin. Por, para pak kohësh në mediat rozë, u përfol se ata nuk flisnin me njëri-tjetrin, dhe shkak për këtë u bë një “unfollow” në Instagram, që u përkthye në një konflikt mes mdoeratorësh.

Por si qëndron e vërteta? Kanë qenë vetë ata, që kanë sqaruar raportin e tyre gjatë emisionit të ditës së sotme, dhe nuk qenka aspak ashtu siç dukej.

“Emisionet tona janë të forta, dhe pas një teme shumë të fortë, Instagrami im është sulmuar”, tha Flori Gjini, që shtoi se ndenji disa kohë në qetësi, pa këtë rrjet social.

“Me rikthimin, unë Erjonës i kisha bërë follow, dhe ngaqë Erjona nuk e përdor Instagramin aq shumë, më kishte lënë tek request”, sqaroi më tej ai.

Nga ana tjetër, Erjona tha se ka gjëra më të rëndësishme në Shqipëri, se ata të dy. Sipas tyre, kjo kishte qenë arsyeja, që ata nuk kishin reaguar dhe e kishin shtyrë. Të dy thanë se nuk zihen, por diskutojnë, lidhur me punën.

“Vazhdojmë të jemi profesionistë, dhe ta vë,ë punën dhe këtë emision para çdo gjëje”, tha moderatorja, duke sqaruar kështu situatën.


Shtuar 26.11.2021 11:14