U ndanë? Kledi tregon ç’ndodhi mes tij dhe partneres pas daljes nga BB VIP (FOTO LAJM)

Kledi Hysa ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Fan Club”, ku foli për herë të parë pas eleminimit. Ai zbuloi se gjatë gjithë qëndrimit në “Big Brother VIP” ka mbajtur në dorë byzylykun e Khaoulës.

“Ajo ka pasur një kod që asnjë tjetër nuk e ka kuptuar dhe dua ta them tani. Ky byzylyk është i Khaoulës, ma ka dhënë ajo. Mbase ka fjalë që kanë dalë jo siç kam dashur unë, por në çdo live show e kam mbajtur, si sinjal për t’i thënë që ti je e imja. Unë kam qenë i pastër me veten, kam qenë i pastër dhe Khaoula e di”, tregoi Kledi.

Modeli tha se ka folur me Khaoulën pas daljes nga “Big Brother VIP” dhe kur të shkojë në Austri do ta takojë që të sqarohen.


Shtuar 22.11.2021 10:23