Aksident i frikshëm në Shkopet, makina përfundon në greminë (FOTO LAJM)

Një aksident ka ndodhur në Shkopet. Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë.

Në foton e siguruar nga JOQ shihet makina e bardhë që ka rënë në humnerë, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.

Nga aksidenti ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja.

Njoftimi i policisë:

Mat/informacion paraprak

Në aksin rrugor Burrel-Milot, shtetasi D. S., duke drejtuar automjetin e tij ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga ku si pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja B. S., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./albeu.com

 

 

 

 


Shtuar 22.11.2021 10:22