Shqetësoi fansat me foton nga spitali, mësohet gjendja shëndetësore e Olsi Bylykut (FOTO LAJM)

Dy ditë më parë, aktori shumë i dashur për publikun, Olsi Bylyku publikoi në profilin e tij në Instagram një foto nga spitali.
“I fortë”, shkruan ai krahas fotos së publikuar dhe ndjekësit kanë qenë në merak pasi aktori nuk ka dhënë asnjë detaj për gjendejn e tij.

Por fatmirësisht ai ka njoftuar së fundmi se është në gjendje të mirë shëndetësore e madje do t’i kthehet aktivitetit dhe karrierës së tij normalisht.

“Pasha Zotin mesazhet dhe shqetësimi juaj janë kura më e mirë në botë. Në pamundësi për tu kthyer të gjithëve mesazh desha t’ju njoftoj se ndihem shumë mirë dhe çdo gjë është okej. Ju dua fort të gjithëve dhe ju përqafoj me shpirt. Shihemi këtë javë me super fuqi”, shkruan Olsi./albeu.com/