Atdheu tha se e prezantoi me familjen, Sara hedh poshtë gjithë deklaratat: Mos i besoni askujt! Jam beqare (FOTO LAJM)

Dyshja shumë e përfolur Atdhe dhe Sara, mesa duket nuk i kanë mirë punët mes tyre.

Atdhe Xheravina ishte sot i ftuar në emisionin “Shqipëria LIVE” ku foli për raportin e tij me Sara Malaj. Ndërkohë që shumë dyshonin se lidhja e tyre nuk do te zgjaste, i riu nga Gjakova tha se me ish-konkurrenten përputhja është reale e jo dosido. E teksa moderatorët Flori Gjini dhe Erjona Rusi e ngacmonin për një dasmë në të ardhmen, ai tha “Në fund e gjeta veten”, duke na lënë të gjithëve të kuptojmë se në të ardhmen do e shohim dyshen duke lidhur kurorë.

Atdheu gjithashtu theksoi se Sarën ja ka prezantuar edhe familjes, e ndërkohë shtoi: “Marrëdhënia po shkon shumë mirë jam i lumtur. Do shkoj shumë gjatë. Marrëdhënia është shumë e fortë. Nuk zgjedh kot. Kemi komunikim shumë të mirë me Sarën”.

Por pikërisht kur menduam se më në fund kishim një çift real nga “Për’puthen” që shumë shpejt do të shkonte drejt altarit, Sara ka bërë veprimin e papritur.

Përmes disa InstaStory-ve, bukuroshja bionde na ka lënë të kuptojmë se është ndarë me Atdheun. “Mos i besoni askujt,”, “Jam 106% single”, shkruan ajo në postimet e njëpasnjëshme.Më pas ka publikuar edhe një “emoji” me gjarpër, duke simbolizuar dinakëri apo tradhëti nga Atdheu.

Ndërkohë, ajo ka fshirë edhe fotot me ish-konkurrentin dhe nuk e ndjek më në Instagram. Ndërsa ky i fundit e ka ende në rrjetin social Sarën, dhe i ka mbajtur fotot me të. Çfarë ndodhi me çiftin?! Mbetet për t’u parë.


Shtuar 4.06.2021 17:46

Tags: ,