U shkarkua nga Juventus, Pirlo në negociata me klubin e njohur anglez

Ish-trajneri i Juventusit Andrea Pirlo mund të vazhdojë karrierën e tij si trajner në Premier League angleze.
Sipas mediave britanike, Pirlo ka nisur negociatat me Everton, duke u bërë kështu një nga kandidatët për stolin e klubit anglez.

Konkurrentët e Pirlos për të marrë drejtimin e klubit nga Liverpool janë Nuno Espirito Santo, Steven Gerrard, Rafael Benitez dhe Claudio Ranieri.

Skuadra e Everton është pa trajner pas largimit të Carlo Ancelottit te Real Madrid.

Pirlo u shkarkua nga detyra nga drejtuesit e Juventus pasi arriti të fitonte Kupën e Italisë dhe me shumë vështirësi siguroi një vend në Champions League.


Shtuar 4.06.2021 17:54