Me rastin e afrimit të festës së 28 Nëntorit, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) zhvilloi homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, duke nderuar komandantin legjendar Adem Jashari, familjen Jashari dhe të gjithë dëshmorët e kombit.
Përmes një mesazhi, AAK vlerësoi sakrificën e familjes Jashari, të udhëhequr nga Adem Jashari, duke e cilësuar atë si një prej kapitujve më të lavdishëm të historisë së re shqiptare.
Të lidhura
None found
Sipas AAK-së, Prekazi mbart një rëndësi të veçantë në këtë datë. Në mesazh nënvizohet gjithashtu se kujtesa historike nuk duhet të kufizohet vetëm te nderimi i së kaluarës, por duhet të shërbejë edhe si përgjegjësi për të ardhmen.
Partia bëri thirrje për forcimin e institucioneve, ruajtjen e unitetit dhe angazhimin për një Kosovë ku liria, drejtësia dhe dinjiteti i qytetarëve mbeten vlera të pacenueshme.
AAK uroi festën e 28 Nëntorit për të gjithë shqiptarët në trojet shqiptare dhe në mbarë botën.
Lavdi komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për liri!






