Strukturat e Partisë Demokratike, janë në garë me kohën për të propozuar emrat për garën e Tiranës. 30 nëntori është afati i vendosur nga Sali Berishës për mbledhjen e propozimeve.
Mësohen disa prej emrave që demokratët propozojnë për betejën e kryeqytetit. Ndonëse, Jorida Tabaku, e ka shprehur ambicien për të mos qenë kandidate për Bashkinë e kryeqytetit, emri i saj është propozuar nga disa degë.
Të lidhura
None found
As emri i mjekut Ilir Alimehmeti nuk mungon, i cili ka mbështetjen jo vetëm të strukturave, por edhe bekimin e Sali Berishës për të qenë ai kandidati zyrtar për Bashkinë e Tiranës.
Në listën e degëve te Tiranës, është edhe emri i Belind Këlliçit, të cilin demokratët duan ta shohin sërish në betejën vendore, ndërsa ndër emrat e tjerë të propozuar janë edhe Klevis Balliu dhe Ethem Aga.
Në fillim të nëntorit, Sali Berisha nisi procesin e përzgjedhjes së kandidatëve duke kërkuar që brenda 30 nëntorit ti ketë emrat ne tavoline.
Pas mbylljes së procesit te hënën pritet të ngrihet një komision seleksionimi i përbërë nga pesë anëtarë që merr ne shqyrtim dokumentacionin brenda 15 ditëve nga përfundimi i aplikimeve.
Kandidatët të cilët kalojnë filtrit pritet të marrin më pas dhe miratimin e kryesisë së Partisë Demokratike.








