Princeshë Kate Middleton në gjendje të rëndë shëndetësore?! Çfarë thuhet pas dyerve të pallatit mbretëror për shëndetin e princeshës!

Ndërsa Pallati Buckingham po rri në heshtje për atë që po ndodh me shëndetin e Kate Middleton, burime që pretendojnë se janë të mirëinformuara, thonë se gjërat janë të vështira dhe serioze.

Informacionet nga pallati janë të pakta dhe thonë se princesha është duke u rikuperuar mirë nga operacioni abdominal dhe nuk do të kthehet në detyrë para Pashkëve. Por gazetarja spanjolle Concha Calleja, duke folur në emisionin Fiesta të Telecinco, zbuloi se si është Kate Middleton pas operacionit të planifikuar në bark.

“Unë fola me një ndihmës në pallat dhe ai më siguroi se diçka shkoi keq pas operacionit. Situata është kaq e rëndë prandaj vendosën të dërgojnë këto deklarata. Hera e fundit që e pamë ishte në darkën e Krishtlindjes dhe që atëherë ajo filloi të mos ndihej mirë. Kate u shtrua në spital më 28 dhjetor dhe prej disa ditësh ndodhet në duart e mjekëve. Besoj se pallati do të nxjerrë një njoftim të ri në ditët në vijim, duke shpjeguar më mirë se çfarë po ndodh. Vetë operacioni ishte serioz, zgjati disa orë dhe kishte një rrezik të madh, i cili nuk u shfaq në tavolinën e operacionit, por më pas.”, tha gazetarja.