Prej 6 ditësh e infektuar, por Covidi në kushtet e Armina Mevlanit duket më i thjeshtë (FOTO LAJM)

Blogerja e njohur Armina Mevlani është infektuar me COVID.

Lajmin e ka bërë me dije vete blogerja në rrjete sociale ku ka treguar se prej gjashtë ditësh është izoluar në dhomën e saj. Armina ka publikuar një foto nga vaska dhe karantina e saj duket aq relaksuese sa po ja bën më të lehtë kalimin e Covid-19.

“Dita e gjashtë me Covid-19 e izoluar në dhomën time. Për fat të mirë askush nuk e mori nga unë”, shkruan blogerja, ndërsa bën me dije se asnjë nga familjarët e tjerë nuk është infektuar.

Gjithashtu ushqimi i mirë dhe maskat qetësuese për fytyrën nuk kanë munguar në këto ditë për blogeren, prandaj Armina duket se do të rikthehet shpejt në projektet e saj.


Shtuar 4.01.2022 14:46