Covid-19 bën namin në Maqedoninë e Veriut, rritje e frikshme e rasteve të reja

Maqedonia e Veriut, gjatë 24 orëve të fundit, ka regjistruar 1,197 raste të reja me koronavirusin e ri dhe 15 të vdekur.

Instituti i Shëndetit Publik bëri të ditur se me shifrat e ditës së martë, numri i rasteve aktive është rritur në 5,667 persona nga 227,000 persona të diagnostikuar me COVID-19 që nga paraqitja e pandemisë. Deri më tani jetën e kanë humbur 7,996 veta.

Në Maqedoninë e Veriut aktualisht me nga dy doza është vaksinuar rreth 39 për qind e popullsisë, apo mbi 810,000 persona.


Shtuar 4.01.2022 14:45