Basha i drejtohet gjykatës ndaj Ballës: Kërkon tërheqjen e deklaratës dhe përgënjeshtrim publik

Lulzim Basha ka paraqitur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë një padi civile kundër Taulant Ballës, duke kërkuar që ky i fundit të tërheqë publikisht një deklaratë të bërë nga foltorja e Kuvendit.

Padia lidhet me pretendimin e Ballës se Agron Shehaj kishte paguar para për t’u përfshirë në listën e kandidatëve për deputetë. Basha e cilëson këtë deklaratë të pavërtetë dhe shpifëse, duke argumentuar se ajo dëmton reputacionin dhe cenon dinjitetin e tij.

Të lidhura

None found

Përmes kërkesëpadisë, ai kërkon që gjykata ta detyrojë Ballën të publikojë një përgënjeshtrim në mediat kombëtare, me shpenzimet e tij.

Në argumentet e depozituara në gjykatë, Basha thekson se liria e shprehjes dhe debati politik nuk mund të shërbejnë si mburojë ndaj përgjegjësisë ligjore për deklarata faktike të pavërteta që dëmtojnë reputacionin e individëve.

“Liria e shprehjes dhe debati politik nuk përbëjnë imunitet nga përgjegjësia ligjore për deklarata faktike të pavërteta që cenojnë reputacionin dhe dinjitetin e individit. Çdo rast duhet të shqyrtohet mbi bazën e fakteve, provave dhe standardeve të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, pa privilegje për shkak të statusit politik të palëve”, thuhet në kërkesën drejtuar gjykatës.

Sipas Bashës, gjykatat nuk duhet të lejojnë krijimin e një standardi të dyfishtë, ku deklaratat e politikanëve përjashtohen nga përgjegjësia vetëm për shkak se janë bërë gjatë debatit politik. Ai kundërshton gjithashtu justifikimin e akuzave dhe pretendimeve të pavërteta me karakterin politik të deklaratave.

Basha ka rikujtuar edhe nismën e tij ligjore të vitit 2023, përmes së cilës propozoi ashpërsimin e dënimit për shpifjen kur ajo kryhet nga persona të zgjedhur, përfshirë deputetët.

Asokohe, ai argumentonte se deputetët nuk duhet të gëzojnë trajtim preferencial përballë ligjit dhe se statusi politik nuk mund të përdoret për të justifikuar shpifjen.

“Të zgjedhurit në Kuvend nuk mund të kenë një trajtim preferencial në raport me zgjedhësit e tyre. Deputetët nuk mund të kenë lirinë e shpifjes, për sa kohë kjo liri nuk u njihet as nga Kushtetuta”, argumentohej asokohe.

Akuzat e ndërsjella mes politikanëve, të cilat shpesh mbeten pa pasoja publike ose ligjore, kanë ndikuar në dobësimin e besimit të qytetarëve te politika.


Shtuar më 27.11.2026 18:32

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetkavbetgrandpashabetTürk İfşajojobetjojobetkavbet girişbahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetjojobet girişSahabetjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabetgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobet girişjojobetmarsbahismarsbahisblack jack insurancejojobet girişjojobet girişjojobetjojobet günceljojobet güncel girişjojobet girişholiganbetjojobetjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetcasibomcasibom girişcasibom güncel girişjojobet giriş