Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, bëri të ditur se Maqedonia e Veriut ka përmbushur deri tani 56 për qind të reformave të planifikuara dhe do të marrë 71 milionë euro.
Sipas saj, Mali i Zi renditet i pari për nivelin e zbatimit të reformave, me 94 për qind të masave të realizuara, çka do t’i mundësojë të përfitojë 81 milionë euro në këstin e ardhshëm.
Të lidhura
None found
Ndërkohë, Shqipëria ka përmbushur 80 për qind të reformave dhe në këstin e katërt do të përfitojë 85,6 milionë euro.
Procesi i rishpërndarjes së fondeve ka nisur, ndërsa pagesat e tjera pritet të kryhen gjatë vitit të ardhshëm.
Eurokomisionerja sqaroi se fondet e mbetura pa u përdorur, përfshirë edhe shumën e parashikuar fillimisht për Serbinë, së cilës pagesat iu ndërprenë në janar, do t’u kalojnë vendeve që kanë shënuar rezultate më të mira në zbatimin e reformave.








