Qeveria miraton aktin normativ: Autorët e dhunës do të përgjigjen për dëmet ndaj pronës

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e fundit një paketë aktesh dhe vendimesh, ndër të cilat edhe aktin normativ për kompensimin dhe rikuperimin e dëmeve që u shkaktohen pronave nga aktet e dhunës gjatë tubimeve.

Sipas aktit, synohet që pronarët e dëmtuar të kompensohen në mënyrë efektive, ndërsa barra financiare të mos rëndojë përfundimisht mbi shtetin. Shumat e paguara prej tij do të kërkohen më pas nga personat përgjegjës për shkaktimin e dëmit, përmes mekanizmave të rikuperimit.

Të lidhura

None found

Në të njëjtën mbledhje u miratuan edhe ndryshime në rregulloren për klasifikimin e strukturave akomoduese, si dhe në kriteret e procedurat për certifikimin e veprimtarisë së agroturizmit.

Qeveria miratoi gjithashtu vendimin për përcaktimin e llojeve të armëve dhe mjeteve të tjera të përdorimit të forcës, që lejohet të mbahen nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar, Këshilli i Ministrave miratoi në parim marrëveshjen me Bashkimin Evropian për pjesëmarrjen e Shqipërisë në programin kundër mashtrimit. Po ashtu, u miratua projektligji për ratifikimin e marrëveshjes me NATO-n lidhur me listën e kërkesave prioritare të Ukrainës (PURL).

AKT NORMATIV PËR KOMPENSIMIN DHE RIKUPERIMIN E DËMEVE TË SHKAKTUARA NDAJ PRONËS NGA AKTET E DHUNËS GJATË TUBIMEVE

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit dhe të ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave vendosi:

Neni 1 – Objekti

Ky akt normativ përcakton mënyrën e kompensimit të dëmeve ndaj pronës, të shkaktuara nga aktet e dhunës gjatë tubimeve në vende publike ose në ambiente të hapura për publikun. Ai rregullon edhe përgjegjësinë civile të personave që kanë shkaktuar dëmin dhe procedurat për rikuperimin e shumave të paguara nga shteti.

Neni 2 – Qëllimi

Akti synon: a) të sigurojë kompensimin efektiv të dëmeve ndaj pronës, që vijnë nga aktet e dhunës gjatë tubimeve; b) të garantojë që kostoja financiare e këtyre dëmeve të përballohet nga personat përgjegjës, përmes rikuperimit të shumave të paguara nga shteti.

Zbatimi i këtij akti nuk kufizon lirinë e tubimit paqësor, të parashikuar në nenin 47 të Kushtetutës dhe në nenin 11 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Gjithashtu, ai nuk prek përgjegjësinë e shtetit për dëmet e shkaktuara nga organet e tij, kur një përgjegjësi e tillë ekziston sipas legjislacionit në fuqi.

Neni 3 – Fusha e zbatimit

Dispozitat zbatohen për tubimet në vende publike ose të hapura për publikun, pavarësisht nëse ato janë njoftuar, ndaluar apo zhvillohen spontanisht. Në këtë përkufizim përfshihen edhe tubimet e organizuara në kuadër të veprimtarive sportive, kulturore ose festive.

Neni 4 – Përkufizime

Për qëllimet e këtij akti normativ: “Tubim” ka të njëjtin kuptim si në ligjin nr.8773, datë 23.4.2001, “Për tubimet”, të ndryshuar.

“I dëmtuar” quhet çdo person fizik ose juridik, publik apo privat, që ka pësuar dëm pasuror.

“Autor i dëmit” është personi që ka kryer drejtpërdrejt aktin e dhunës ose dëmtimin e pronës, si dhe personat që e kanë kryer atë në bashkëpunim.

Neni 5 – Parimi i përgjegjësisë vetjake

Pjesëmarrja në një tubim, në vetvete, nuk mjafton për të sjellë përgjegjësi sipas këtij akti.

Përgjegjësia lind vetëm nga veprimet ose mosveprimet e personit apo të organizatës. Në të përfshihen edhe organizimi dhe nxitja e akteve të dhunës, përveç ekzekutimit të tyre.

Interpretimi dhe zbatimi i aktit duhet të bëhen në mënyrë që ndërhyrja në lirinë e tubimit paqësor dhe në lirinë e shprehjes të jetë sa më e kufizuar.

Neni 6 – Kompensimi paraprak nga shteti

Shteti mund të japë kompensim paraprak, të plotë ose të pjesshëm, për dëmet ndaj pronës së personave fizikë të dëmtuar, si dhe të personave juridikë me aktivitet tregtar nën 14 000,000 lekë në vit, kur dëmi është shkaktuar nga aktet e dhunës gjatë tubimeve.

Kompensimi jepet vetëm për pasuri të pasiguruara. Në rastin e një pasurie të siguruar, dëmi mbulohet nga shoqëria e sigurimit në përputhje me kontratën përkatëse. Pas kryerjes së pagesës, shoqëria e sigurimit ushtron të drejtën e regresit ndaj shkaktuesit të dëmit, sipas legjislacionit në fuqi.

Kur kontrata e sigurimit nuk përfshin rrezikun e dëmtimit nga trazirat, tubimet ose aktet e dhunshme, pasuria konsiderohet e pasiguruar për efekt të këtij akti. Nëse sigurimi mbulon vetëm një pjesë të dëmit, pjesa e pambuluar kompensohet sipas rregullave të këtij akti normativ.

Kompensimi mund të jepet edhe kur autori i dëmit nuk është identifikuar, për sa kohë që dëmi është konstatuar se është shkaktuar nga aktet e dhunës gjatë tubimit.

I dëmtuari që pranon kompensimin konsiderohet i shpërblyer deri në vlerën e shumës së marrë dhe nuk mund ta kërkojë përsëri këtë shumë nga autori i dëmit. Megjithatë, ai ruan të drejtën që, në bazë të Kodit Civil, t’i kërkojë autorit pjesët ose llojet e tjera të dëmit që nuk janë mbuluar nga ky akt normativ.

Kriteret, kushtet, procedura, masa e kompensimit dhe organi vendimmarrës përcaktohen rast pas rasti përmes vendimit të Këshillit të Ministrave që vendos nisjen e procesit të kompensimit për dëmet e shkaktuara gjatë tubimit.

Vendimi për angazhimin e shtetit në kompensim merret duke vlerësuar gjendjen dhe nevojat buxhetore të momentit, shkallën e dëmit të shkaktuar gjatë tubimit konkret dhe nivelin e pasojave për personat e dëmtuar.

Neni 7 – Regresi

Pas kryerjes së kompensimit, shteti fiton, deri në masën e shumës së paguar, të drejtat që i dëmtuari ka ndaj personave përgjegjës për dëmin. Kjo përfshin edhe subjektet që përgjigjen në mënyrë solidare sipas nenit 9 të këtij akti.

Institucioni që ka kryer pagesën dhe Policia e Shtetit duhet t’i vënë në dispozicion Avokaturës së Shtetit të dhënat dhe dokumentacionin për kompensimin e dhënë, si dhe informacionin për identifikimin e autorëve të dëmit.

Avokatura e Shtetit i kërkon subjektit të identifikuar si përgjegjës që ta kthejë vullnetarisht shumën e paguar. Nëse pagesa nuk kryhet brenda 30 ditëve nga marrja e ftesës dhe subjekti nuk shfrytëzon mundësinë për të lidhur marrëveshje restauruese sipas nenit 10, Avokatura e Shtetit autorizohet të ngrejë padi regresi ndaj autorëve të dëmit, në masën e kompensimit të dhënë.

Neni 8 – Rikuperimi i dëmeve ndaj pasurisë shtetërore dhe publike

Pavarësisht nëse është dhënë ose jo kompensim paraprak sipas këtij akti, kur dëmi nga aktet e dhunës i shkaktohet një institucioni publik, Avokatura e Shtetit kërkon në çdo rast shpërblimin e dëmit në emër dhe për llogari të institucionit të dëmtuar. Përfaqësimi kryhet në përputhje me legjislacionin për organizimin dhe funksionimin e Avokaturës së Shtetit.

Policia e Shtetit dhe institucionet e dëmtuara duhet t’i dorëzojnë Avokaturës së Shtetit të dhënat për identifikimin e autorëve, informacionin mbi dëmtimet dhe vlerësimin financiar të tyre, kur dëmi prek pasurinë shtetërore ose publike.

Avokatura e Shtetit kërkon pagesën vullnetare të dëmit brenda afatit të përcaktuar. Nëse subjekti nuk e shlyen shumën brenda 30 ditëve nga marrja e kërkesës dhe nuk kërkon lidhjen e një marrëveshjeje restauruese sipas nenit 10, Avokatura e Shtetit ngre padi për shpërblimin e dëmit në përputhje me Kodin Civil.

Neni 9 – Përgjegjësia solidare dhe përgjegjësia për të miturit

Organizata ose individët që kanë zhvilluar, drejtuar apo organizuar tubimin, kur ka të tillë, përgjigjen solidarisht me autorët për dëmin. Përjashtim bëhet vetëm kur provohet se veprimet e dhunshme nuk janë nxitur prej tyre dhe se ata nuk kanë pasur mundësi t’i parandalonin.

Nëse dëmi është shkaktuar nga të mitur ose nga persona të pazotë për të vepruar, zbatohen nenet 613 dhe 614 të Kodit Civil.

Neni 10 – Marrëveshja restauruese

Avokatura e Shtetit mund të lidhë me debitorin një marrëveshje që lejon shlyerjen e plotë ose të pjesshme të detyrimit përmes kryerjes së punës në interes publik.

Marrëveshja bëhet vetëm me pëlqimin e lirë dhe të shprehur të debitorit. Në të përcaktohen lloji i punës, kohëzgjatja, mënyra e vlerësimit të saj dhe kushtet për përmbushjen e detyrimit.

Refuzimi për lidhjen e marrëveshjes nuk sjell pasoja të tjera, përveç vazhdimit të procedurave ligjore për kërkimin e detyrimit civil.

Kur debitori është i mitur, marrëveshja lidhet me pëlqimin e prindërve, pasi të jetë dëgjuar njësia për mbrojtjen e fëmijës. Në këtë proces respektohen legjislacioni për mbrojtjen e fëmijëve dhe kufizimet ligjore për punën e tyre. Puna duhet të jetë e përshtatshme për moshën dhe nuk duhet të pengojë shkollimin.

Vlera e punës nuk mund të jetë më e madhe se shuma e detyrimit. Kur një detyrim solidar shlyhet nga disa debitorë, vlera e përgjithshme e punës nuk mund të tejkalojë shumën totale të detyrimit.

Rregullat për zbatimin e këtij neni përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Neni 11 – Marrëdhënia me përgjegjësinë e autorëve

Akti normativ nuk përjashton përgjegjësinë e plotë të autorëve të dëmit sipas Kodit Civil dhe as të drejtën e personit të dëmtuar për të kërkuar prej tyre shpërblim të plotë.

Fakti që kompensimi nga shteti kufizohet te dëmet ndaj pronës nuk cenon të drejtën e të dëmtuarve që, në bazë të Kodit Civil, të kërkojnë nga personat përgjegjës edhe shpërblimin e dëmeve të tjera, përfshirë dëmet jopasurore.

Në total, i dëmtuari nuk mund të përfitojë më shumë se vlera e dëmit të pësuar.

Neni 12 – Rastet kur zhvillohet edhe procedim penal

Kur për të njëjtat fakte zhvillohet një procedim penal, Avokatura e Shtetit mund të paraqesë padi civile brenda procesit penal, nëse kërkon regresin ose shpërblimin e dëmit, sipas rregullave të Kodit të Procedurës Penale.

Nëse ndaj personit është dhënë një vendim gjyqësor i formës së prerë për pafajësi, vendim për mosfillimin ose pushimin e procedimit penal, apo vendim për pushimin e çështjes për shkak se është provuar se ai nuk e ka kryer veprën, Avokatura e Shtetit heq dorë nga gjykimi i padisë.

Vendimet e tjera për pushimin e procedimit nuk e përjashtojnë automatikisht përgjegjësinë civile, e cila përcaktohet sipas legjislacionit në fuqi.

Neni 13 – Përjashtimi nga ekzekutimi

Pagesat e asistencës sociale dhe të aftësisë së kufizuar nuk mund të sekuestrohen për shlyerjen e detyrimeve që lindin nga ky akt normativ.

Neni 14 – Raportimi

Avokatura e Shtetit mban të dhëna për paditë e ngritura, vendimet e dhëna dhe shumat e arkëtuara në zbatim të këtij akti, si dhe për marrëveshjet restauruese të lidhura.

Ministri përgjegjës për drejtësinë i paraqet Kuvendit çdo vit raportin për zbatimin e aktit normativ, duke përfshirë edhe ndikimin e tij në ushtrimin e lirisë së tubimit.

Neni 15 – Aktet nënligjore

Këshilli i Ministrave ngarkohet që brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e këtij akti normativ të miratojë aktin nënligjor për zbatimin e pikës 5 të nenit 10.

Vendimet e Këshillit të Ministrave të parashikuara në pikën 5 të nenit 6 miratohen rast pas rasti.

Neni 16 – Hyrja në fuqi

Aktit normativ i jepet fuqi menjëherë dhe ai botohet në “Fletoren zyrtare”.

KRYEMINISTRI

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

ALBANA KOÇIU


Shtuar më 27.11.2026 18:32

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetkavbetgrandpashabetTürk İfşajojobetjojobetkavbet girişbahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetjojobet girişSahabetjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabetgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobet girişjojobetmarsbahismarsbahisblack jack insurancejojobet girişjojobet girişjojobetjojobet günceljojobet güncel girişjojobet girişholiganbetjojobetjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetcasibomcasibom girişcasibom güncel girişjojobet giriş