Plas sherri në korridoret e televizionit mes Arbanës dhe Fjoralbës

Konkurentja e Big Brother VIP, Einxhel Shkira mori një surprizë mbrëmjen e të premtes nga dy shoqet e saj, moderatoret e njohura Fjoralba Ponari dhe Argjira Spanca.

Por mikeshat e saj të ngushta, duket se kanë acaruar moderatoren e BBV, Arbana Osmani.

Arbana, e nxitur edhe nga veprimi i Elgit Dodës, që i pëshpëriti në vesh Donald Veshajt kur e takoi më herët gjatë spektaklit informacione nga jashtë, nuk u përmbajt kur Fjoralba i tha Einxhelit se duhet të shohi edhe lojen, pavaresisht se me Dagz-in e pëlqen shumë.

Modertorja Fjoralba Ponari i dha një mesazh të koduar Einxhelit sesi po shihet lidhja e saj nga jashtë dhe që të mos ç’fokusohet nga objektivi se përse ka hyrë në Big Brother VIP.

Ditën e djeshme ka shpërthyer një debat i ashpër mes Fjoralbës dhe Arbanës në ambientet e TCH, shkruan IconStyle.

Debati ka ndodhur në drekë dhe në korridor.Debati nuk ka qenë aspak i qetë, por i agravuar.

Arbana është përplasur me Fjoralbën duke e akuzuar se ajo i dha informacion Einxhelit dhe se ka ndikuar në lojën e saj.

Nga ana tjetër Fjoralba e ka akuzuar produksionin duke i thënë se e kanë katranosur keq punën dhe se nuk janë aspak profesional e të denjë.

Të dyja moderatoret kanë mbajtur qëndrimet e veta dhe nuk kanë ‘lëshuar pe’ dhe as nuk e kanë mbyllyr debatin me paqe.

Shtuar 20.01.2022 09:13