Përfundimisht miq? Noizy dhe Stresi i japin fund dilemave (FOTO LAJM)

Rigels Rajku dhe Arkimend Lushaj, dy reperat e famshëm shqiptar të njohur gjerësisht si Noizy dhe Stresi kanë bërë gjiothmonë zhurmë në rrjet për konfliketet mes tyre. Diss-et për njëri-tjetrin dhe sulmet nuk kanë munguar as në vargjet e këngëve të tyre.

Por vetëm disa ditë më parë, reperët kanë habitur ndjekësit kur u shfaqën bashkë LIVE në Instagram dhe arritën të kishin mbi 80 mijë shikues.

Gjatë kësaj kohe ata kanë patur kontakt në rrjetet sociale dhe këtë e kanë bërë edhe publike, por vetëm së fundmi dy reperët edhe janë takuar.

Kozaku, i cili njihet gjerësisht si Mbreti i Instagramit ka publikuar një foto ku shfaqen në një lokal me Noizyn dhe Stresin.


Përfundimisht, mes reperëve kanë marrë fund sherret dhe përplasjet dhe me shumë mundësi do presim një projekt nga të dy./albeu.com/

Shtuar 21.01.2022 15:23