Pas ofendimeve të bujshme, Stresi bën deklaratën e papritur për Einxhel Shkirën (FOTO LAJM)

Rreth një vit më parë vendi ynë u përfshi nga protesta të shumta e të dhunshme pas vrasjes së Klodian Rashës nga oficeri i policisë për shkak të thyerjes së orës policore të vendosur asokohe. Ngjarja e bujshme solli edhe përfshirjen e shumë figurave publike që u ndanë në dy grupe: ata që mbështesnin protestuesit dhe ata që dënonin policin dhe ishin kundër dhunës. Stresi u bë një nga figurat simbol të atyre protestave duke dalë çdo ditë në shesh me të rinjtë.

Pjesëmarrja dhe përfshirja e madhe në protestë bëri që ai tu kundërvihen figurave të shumta publike që ishin kundër dhunës. E mes shumë deklaratash që bëri reperi për kolegët e personazhet e tjerë VIP, mori vëmendje përplasja me moderatoren Einxhel Shkira. Ai e ofendoi me fjalë të rënda në rrjetet sociale e po ashtu Einxhel iu kundërpërgjigj në statusin e saj në Instastory. Pasi përplasja mes tyre bëri xhiron e rrjetit, Einxhel tregoi se ka folur me babain e Stresit i cili i ka kërkuar falje dhe tani gjërat mes tyre janë qetësuar.

Për shkak të dhunës në këto protesta Stresi u shpall në kërkim nga Policia por ai vendosi të arratiset drejt Anglisë ku qëndroi për muaj me radhë. Pak javë më parë ai u rikthye dhe daljet në intervista kanë qenë të shumta për të folur rreth kësaj periudhe që ka qenë jashtë Shqipërisë. I ftuar në “E diell”, ku ka folur rreth shumë çështjeve pikante. Mes të tjerash, reperi është ngacmuar edhe për pjesëmarrjen e Einxhel në “Big Brother VIP”. Ai ka habitur me deklaratën e tij duke na bërë të mendojmë se episodin e ndodhur mes tyre e ka lënë pas. “Konkurrente shumë e fortë më duket!”- tha Stresi.

Ndër të tjera atij i është bërë edhe një nga pyetjet më të shumta për të në rrjetet sociale: Me çfarë merret Stresi në Angli? “Unë kam shumë shokë në Londër dhe kam qëndruar shumë kohë në studio. Sepse kam punuar edhe albumin tim atje. Patjetër që kam bërë një jetë të rregullt!”- tha Stresi. Mes të tjerash, Stresi ka treguar se lexon libra dhe i pëlqejnë shumë fabulat.


Shtuar 1.11.2021 10:56