Provës së javës në “Big Brother VIP” iu ‘nënshtrua’ edhe balerini Ilir Shaqiri, i cili rrëfeu një prej momenteve më të vështira të jetës së tij.
Shaqiri tregoi se vite më parë, e kishte tradhtuar gruan e tij dhe kishte rrezikuar të humbiste familjen e tij.
“Ishte një histori që nisi si një lojë. Luajtëm aq shumë sa u futa në një labirint. Gruas i thashë se do të largohem nga shtëpia derisa të vendoset përfundimisht ç’do të bëjmë. Do humbisja gjithçka nga ajo gjë”, tregoi balerini.
Më tej, ai tregoi se fatmirësisht pati mirëkuptimin e gruas dhe vajza e tyre nuk mori vesh asgjë, derisa martesa u stabilizua dhe ata arritën të shpëtonin marrëdhënien e tyre.
Fryt i dashurisë së tyre disa-vjeçare është Emily e cila ka trashëguar talentin e të atit dhe i është përkushtuar baletit, por edhe aktrimit.
Ai ndihet krenar për këtë fakt dhe nuk ngurron asnjëherë që ta shprehë talentin e së bijës në këtë fushë.
Më herët, Ilir Shaqiri ka treguar se ndan një marrëdhënie shumë të ngushtë me vajzën e tij dhe ata nuk e konsiderojnë njëri-tjetrin vetëm si atë e bijë, por edhe si shokë të ngushtë që ndajnë bashkë çdo sekret.
View this post on Instagram