Detaje të reja janë zbardhur nga plagosje me armë zjarri në Tiranë, orët e vona të natës. Mësohet se sherri mes Elvis Zirka dhe autorit të dyshuar Sokol Zeka, ka qenë i hershëm.
Konflikti dyshohet për shkak të një borxhi të pashlyer nga ana e autorit, 28-vjeçarit Zeka.
Të lidhura
None found
Ngjarja ka ndodhur në rrugë, ndërsa sipas deklarimeve që 22 vjeçari i plagosur ka dhënë për grupin hetimor, ka pohuar se me Sokol Zekën, njihej kohë më parë dhe se i kishte dhënë borxh një shumë parash, por pa deklaruar se sa ishte vlera apo se për çfarë i ishin dhënë.
Hetuesit dyshojnë se konfliktet e tyre mund të ketë nisur që jashtë territorit shqiptar.





