Këtë të mërkurë, studentët e Fakultetit të Mjekësisë, kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, duke dalë në protestë për të kërkuar ndryshime dhe për të shprehur pakënaqësitë e tyre.
Me thirrjen “studentët kërkojmë revolucion”, ata janë mbledhur për të përcjellë mesazhet e tyre dhe për të kërkuar reagim nga institucionet përgjegjëse.
Të lidhura
None found
Kujtojmë që prej më shumë se dy javësh, studentët kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në protestë, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë.
Në mbështetje të tyre kanë dalë edhe pedagogët, të cilët janë solidarizuar, duke thënë se do të qëndrojnë në krah të studenteve deri në plotësimin e kërkesave, ku kryesorja është dorëheqja e Edi Ramës.





