Nisin pushimet bashkë, Tea zbulon a është në një lidhje me Fation Kuqarin (VIDEO)

Një pjesë e konkurrentëve të sezonit të dytë edhe pas përfundimit të “Përputhen” kanë mbajtur miqësitë. E disa prej tyre janë bërë koleg e miqë edhe me produksionin, por nga postime të shpeshta në Instagram patjetër që publlikut I lindin shpeshherë dyshime për marrëdhënien mes personazheve që pak muaj më parë dilnin në takime dashurie para të gjithëve.

Së fundmi në “shenjestër” është Tea dhe Fationi. Nuk është hera e parë që dyshja shfaqen në profilet e njëri-tjetrit në Instagram, por së fundmi ata kanë nisur pushime. Teksa Tea ka publikuar Fationin nga bregdeti menjëherë ndjekësit e kanë bombarduar në pyetje se ç’po ndodh mes tyre.

Por Tea i ka qrtsuar dhe I është përgjigjur se s’ka asgjë mes tyre dhe se me pushime janë I gjithë grupi I “Përputhen”.


Shtuar 26.06.2021 15:11