1 humbje jete dhe 11 raste të reja në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosvovë janë regjistruar 11 raste të reja me Covid-19 dhe 1 vdekje.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se numri i rasteve aktive është 170.

Gjithashtu, gjatë ditës së shtunë në Kosovë janë vaksinuar 4,682 persona. Deri më tani, me dozën e parë janë vaksinuar 157,338 persona ndërkaq me dozën e dytë, 29,314 persona./albeu.com


Shtuar 26.06.2021 15:06