“Nina” qenka kënga e preferuar e Ajkës dhe Flori i bëri një premtim publik!

“Me ty Nina, Nina, Nina ooo”- është ky refreni që prej javësh na ka fiksuar të gjithve , e na ka bërë të kërcejmë e këndojmë pafund me të në lokale, plazhe e nëpër makina. 3 djemtë e “ThreeDots”, Flori, Bruno dhe Klajdi, sollën “Nina” rreth tre javë më parë pasi publiku kishte kohë që priste bashkëpunimin e tyre, i cili kaloi çdo pritshmëri dhe numëron mbi 10 milionë klikime në Youtube deri tani.

E mes shumë fansave të kësaj kënge qenka edhe Ajka, e vogla e Xhensila Myrtezajt dhe Bes Kallakut. Këtë e ka treguar vetë këngëtarja e cila në një video të postuar nga Flori ka shkruar “Kënga e preferuar e Ajkës”. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kantautorit, i cili ka premtuar publikisht se shumë shpejt do ta këndojnë bashkë këngën. “Ja se një ditë do e këndojë bashkë me lalat”-ka shkruar ai.

E kur kjo këngë është një nga refrenet e momentit, duket se “Nina 2” është rrugës. Flori publikoi pak ditë më parë në Instagram një video, në të cilën shihet në studion e “ThreeDots” me Brunon dhe këngëtaren e njohur shqiptare, Anxhelina, e cila duket se do jetë “Nina” këtë herë.


Shtuar 15.07.2021 10:02