Në garë për “Oscar”, Dua Lipa bënë Donatella Versacen të flasi për filmin shqiptar para botës (FOTO LAJM)

Ditën e djeshme Dua Lipa reagoi për filmin e regjisores Blerta Basholli, i cili u bë pjesë e nominimeve të ngushta për Oscar. Akademia e Shkencave dhe Arteve në Los Angeles publikoi listën e filmave të nominuar në disa kategori, ku midis tyre ishte edhe “Zgjoi”.

Këngëtarja ndau me ndjekësit e saj në instagram një foto nga filmi, ku kishte komente të ndryshme. Komenti që ra më shumë në sy ishte i Donatella Versace, drejtoresha artistike e Versaces.

“Mrekulli! Ti duhet të jesh shumë krenare Dua, Kosova ka shumë për t’u krenuar”, ka komentuar Donatella./albeu.com/


Shtuar 23.12.2021 11:39