Ndizen gjakrat që në puntatën e parë të “Style Star”, konkurrentët e çojnë garën në inate personale (VIDEO)

Konkurentja e parë që është prezantuar për publikun, Aida, është pritur me disa komente negative për veshjen e saj nga konkurentet e tjera dhe juria.

Ajo ka marrë 1 pikë nga disa prej vajzave të tjera në spektakël, si dhe është renditur tek tre konkurentet e fundit përsa i përket pikëve.

Mund të veçojmë përplasjen e Aidës me Dhespina, ku gjërat duken sikur janë kthyer nga gjykim për veshjen dhe stilin në inate personale.


Shtuar 26.03.2021 18:20