Moderatorja sfidon konkurrentët me look-un në puntatën e “Style Star”

Moderatorja e spektaktlit më të ri Style Star, Kiara Tito, është shfaqur shume ekstravagante me veshjen dhe pamjen e saj. Duke sfiduar vajzat e Style Star, që konkurojnë për stilin dhe sensin e veçantë të modës.

Vajzat sfilojnë në skenën e Style Star dhe të njëjtën gjë ka bërë dhe Kiara. Pavarësisht se ajo nuk gjykohet nga juria, mund të themi se ka marrë komplimente për këtë look në puntatën e parë të spektaklit të saj.Ajo gjithashtu është shprehur se në këtë spektakël do të vishet vetëm me stilistë shqiptarë, për të promovuar krijimet e tyre. Veshja e puntatës premierë është realizuar nga Og by Ola Gjoka.

Shtuar 26.03.2021 06:03