Moderatori Arjon Muça për Heidin: Bënte si ato dhitë në mal! (VIDEO)

Një prej të ftuarëve në spektaklin e “Cherry on Top” ka qenë dhe moderatori Arjon Muça.

Në vëmendje gjatë spektaklit është sjellë formati i “BBV3”, teksa janë krijuar diskutime dhe debate lidhur me finalistët dhe se cili prej tyre meriton të shpallet fitues i këtij edicioni.

“Heidi e di si bënte? Si ato dhitë në mal, që kur kanë frikë bëjnë sikur kanë vdekur, këtë bënte Heidi. S’dinte si të dilte nga situata, qeshte apo thoshte nuk e kuptova mirë.”- ishte kjo deklarata e bërë nga moderatori i njohur Arjon Muça për Heidin, një prej finalisteve të këtij edicioni dhe një prej konkurrenteve më të forta dhe të pëlqyera për publikun.

Ndani të njëjtin mendim me Arjonin?

View this post on Instagram

A post shared by Eterna Media (@eterna.entertainment)

 


Shtuar 25.05.2024 09:29