Kush është fituesi i “BBV3” sipas Lori Hoxhës?

Mbrëmja e së shtunës, do të mbahet mend gjatë, pasi do të jetë mbrëmja që do të shpallet fituesi i edicionit të tretë të “BBV3”.

Rikujtojmë që 5 finalistët për mbrëmjen e nesërme janë: Romeo, Juli, Egla, Heidi dhe Meritoni.

Sakaq, teksa ka krijuar një pyetësor ditën e sotme, Lori Hoxha ka marrë një pyetje prej ndjekësve të saj lidhur me fituesin e këtij edicioni.

“Kush është fituesi i “BBV3” për ty?”- u pyet ajo. “Top Channel dhe e gjithë skuadra që krijon magji për hir të të krijuarit magji!”- u përgjigj Lori duke mos dhënë kështu një emër.


Shtuar 25.05.2024 08:14