Ditën e djeshme pati një takim 4 minutash, mes Rinianit dhe Sindit, pasi kjo e fundit kishte shprehur dëshirën për të pasur një takim me djalin nga Mirdita gjatë kësaj jave. Sindi shprehu hapur pëlqimin për Rinianin, duke thënë se i vijnë shumë këndshëm batutat që ai bën. Mirëpo Riniani nuk pranoi që takimi mes tyre të vazhdonte për 4 minuta të plota, pasi pa u stepur fare tha se nuk ka tërheqje ndaj Sindit.
Ai i tha Sindit se nuk e shikon dot si partneren e tij të ardhshme dhe se ata të dy mund të jenë thjesht dy miq shumë të mirë. Pas fjalëve të Rinianit takimi u mbyll brenda më pak se 3 minuta.
“Unë të vlerësoj shumë si person, por nuk mendoj se unë dhe ti mund të jemi çift jashtë këtij programi. Nuk e di si do e marrësh do e marrësh për keq, apo do vlerësosh sinqeritetin tim, por përveç shakave që i bëj me të gjithë, nuk do të thotë që nuk kanë vlerë batutat, sepse është një pjesë njohje që ti bën përmes një shakaje. Por jam shumë i sinqertë që nuk të shoh dot si partnere, përveç një miqësie. Nuk besoj që duhen 4 minuta që ta zgjasim. Më fal që jam kaq i drejtpërdrejtë dhe shpresoj që ta vlerësosh sinqeritetin tim”, u shpreh Riniani dhe në fund ata të dy i dhanë duart njëri-tjetrit në shenjë miqësie.
Sigurisht që kjo bëri bujë, sepse nuk kishte ndodhur më herët në emision, por siç duket Sindi nuk e ka përjetuar keq refuzimin e Rinianit. Duke qenë se kishte shumë që e komentuan këtë moment, Sindi ju është përgjigjur të gjithëve me një video të papritur me Atdheun e duke hedhur kunja.
Ajo shfaqet në video në makinë me Atdheun, teksa ky i fundit shihet duke kënduar. Të dy ata duken mjaft të lumtur me njëri-tjetrin dhe ende nuk dihet se kur mund të jetë bërë kjo video.
“Refuzimi?! Çfarë?! Unë kam djalin më seksi duke kënduar vetëm për mua”, ka shkruar Sindi përkrah videos me Atdheun.
Më pas atë e ka ripostuar edhe djali nga Kosova, që ka shkruar: “Nuk kanë thënë kot kapu për rrënje jo për dege. Sindi Loci më e mira”.
Ndërkohë kujtojmë se Atdheu ka lënë përfundimisht emisionin, pasi zbuloi se është puthur me Antonelën.