Historisë me Loredanën i “vihet kapaku”, Mozzik publikon të dashurën e re (FOTO LAJM)

eperi i njohur, Mozzik përveç karrierës së suksesshme muzikore është mjaft i përfolur edhe për jetën private.

Lidhja, ndarja dhe ribashkimi e përsëri ndarja me reperen, Loredana ka qenë çdo herë në fokus të medieve rozë.

Ish-çifti që tashmë i kanë ndarë rrugët janë prindër të një vajze, ndërsa me sa duket kanë vazhduar me jetën e tyre romantike.

Ishte Mozzik ai që pak ditë më parë ‘ngacmoi’ fansat duke postuar një fotografi në të cilën tha se këtë verë nuk planifikon të qëndroi beqar. Pas kësaj here krijuesi i hitit “Madonna” ka bërë që të aludohet se tashmë ka nisur një histori të re të dashurisë.

Mozzik së fundmi ka postuar një InstaStory teksa shihet pranë një femre, ai u tregua i kujdesshëm duke mos zbuluar identitetin e saj, por duke mbajtur këmbën e saj me njërën dorë.

Sipas adreses të vendosur sipër imazhit dyshja ndodhen së bashku në Milano të Italisë.

Nerkohe, Mozzik aktualisht po shijon suksesin e bashkëpunimit me Taynan dhe Butrint Imerin “Pare” që u lansua pak ditë më parë.