Françeska Murati përplaset me Ilnisën: A je e ndershme si femër se po del si zhulse?

Françeska Murati është njëra nga banoret që po merr vëmendje të madhe në Big Brother VIP Albania 3. Ndonëse ka pak kohë që ka hyrë brenda, ajo ka pasur disa përplasje me banorët e tjerë.

E më së shumti vlen të ceket me gazetaren Ilnisa Agolli dhe me Meriton Mjekiqin.

Me Ilnisën është zënë edhe gjatë ditës së sotme (e enjte) për pastërtinë në kuzhinë.

Ajo ka reaguar me tone të larta duke iu referuar: “A je e ndershme si femër se po del si zhulse”.

Ilnisa në anën tjetër reagoi menjëherë duke ia kthyer me një ton të njëjtë. Ato kanë pasur edhe debate të tjera, që në disa raste edhe kanë eskaluar.


Shtuar 22.02.2024 17:38