VIDEO/ Ilnisa përqesh Ledjonën: Mësove të flasësh shqip shqip besoj

Një debat me tone të larta ka ndodhur mes Ledjonës dhe Ilnisës, dy vajzave në “Big Brother VIP”, ku kjo e fundit e ka përqeshur gjatë kohës që fliste me të.

Teska zhvillonin lojën e rezistencës, Ledjona i është drejtuar Ilnisës duke i thënë “laraskë’, ndërsa gazetarja i ëstë afruar duke e përqeshur dhe duke i thënë “mos më prek me dorë. Mësove të flasësh?”

Më tej, në një bisedë me Vesën, Ilnisa ka thënë se Ledjona sipas asaj i ka vjedhur asaj emisionin që ajo kishte para se të futej në BBV.
“Nuk kisha njohur njerëz kaq të lig. Unë atë nuk e njoh, këtu e njoha. Bëri një format në televizion siç e bëja unë edhe kaq. Bënte çdo gjë që bëj unë, mori formatin e përshtati, ajo më ka idhull mua”, tha Ilnisa.

Pjesë nga debati:

Ledjona: O laraskë

Ilnisa duke e përqeshur: Mos më prek më dorë. Mësove të flasësh.

Ledjona: Mos më provoko se jam në lojë. Mos u afro në terrenin tim se jam në lojë.

Ilnisa: Mësove të flasësh shqip shqip besoj?

Ledjona: Ke marr zemër ëë? Unë ta heq surratin dhe nuk e ngre më kokën, qurravitesh dhe jam unë ajo q ta sjell gojën këtu.

Ilnisa: Si sillja vetes gojën/ Për çfarë e ke gojën, sa njeri u vogël, pa vlerë.


Shtuar 22.02.2024 17:54