Feston ditëlindjen, s’do ta besoni sa vjeç mbush sot Adelina Ismaili (FOTO LAJM)

Diva e muzikës, Adelina Ismaili feston sot ditëlindjen. E lindur më 14 dhjetor në vitin 1979, ajo ditën e sotme mbushi 42 vite.

Këngëtarja ka marrë urime të shumta nga njerëzit më të dashur. Motra e saj, këngëtarja Zanfina Ismaili i ka uruar Adelinës ta ketë çdo vit më të mirë se tjetrin.

Ndërsa, Ema Ismaili, motra tjetër e Adelinës ka publikuar në Instagram një fotografi të këngëtares me mbishkrimin “urime ditëlindjen për motrën time të mrekullueshme dhe tepër të bukur”.

Kujtojmë që Adelina është e martuar me Vali Krasniqi dhe kanë së bashku një djalë./abcnews.al


Shtuar 14.12.2021 14:07