Ambasadorët i zbarkuan Bashës në zyrë, reagon kryedemokrati: Folëm për të djeshmen!

Mëngjesin e sotëm në selinë blu zbarkuan 6 ambasadorët e huaj në Shqipëri për të takuar kreun e PD, Lulzim Basha. Takimi zgjati 1 orë e 13 minuta, ku sipas burime për albeu.com nga selia blu, u kërkua nga ambasadorët për të saktësuar mbështetjen e tyre në raport të përplasjes Basha-Berisha.

Por çfarë u diskutua në këtë takim?

Në një dalje për mediat Basha deklaroi se takimi mes tij dhe ambasadorët ishte për të djeshmen, të sotmen dhe të nesërmen.

Basha: Takimi i sotëm me ambasadorët ishte për të djeshmen, të sotmen dhe të nesërmen.

Menjeherë pas këtij takimi për mediat reagoi edhe Arben Ristani I cili deklaroi se takimi mes tyre ishte thjeshtë formal dhe jo mbështetës duke shtuar se ish-kryeministri Berisha do të jetë sërish në selinë blu, ditën e sotme. /albeu.com/

 

 


Shtuar 14.12.2021 14:11