SPAK arrestoi Lefter Kokën, reagon Basha: Të kapen “peshqit” e mëdhenj (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbajtur fjalën e tij para mediave, pas arrestimit të Lefter Kokës.

Basha është shprehur se drejtësia nuk duhet të mjaftohet me kaq, por të kapen edhe peshqit e mëdhenj.

“Ky është momenti për ti treguar shqiptarëve se beteja jonë e nisur prej 2017 do të vahzdojë.I bëjë thirrje drejtësisë të veprojë pa hezitim, pasi nuk duhet të kënaqen me pak por duhet tëq hetojnë kokat e mëdha. Ju e dini se kjo është një skemë e mirëfilltë korrupsioni, prandaj ju nuk keni parë asnjë pastrim të mjedisit, por është e kundërta. Në emër të PD-së, pa shkuar te peshqit me mëdhenj të kësaj afere, nuk është bërë asgjë. prandaj i bëj thirrje drejtësisë që të mos ndalet me kaq, por të vijojë edhe me të tjerët. Edi Rama, Arben Ahmetaj, Klodjan Zoto dhe Mirel Mërtiri duhet të bashkohen me Kokën, pasi vetëm arrestimi i tij nuk ka kuptim”, ka deklaruar Basha./albeu.com/


Shtuar 14.12.2021 14:02