Familjarët e Ilnisës bëjnë deklaratën e fortë për ish-burrin e saj

Ilnisa Agolli është një ndër konkurrentet më të komentuara të ‘BBV3’, e cila së fundmi ka qenë tepër e përfolur nëpër rrjete për lidhjen që ajo ka patur dikur dhe për ish-bashkëshortin e saj.

Teksa Ilnisa ka deklaruar se vajza ka vite që nuk e takon babain e saj dhe se atij nuk i intereson aspak, një rrëmujë e madhe është krijuar në rrjet, ku madje janë postuar dhe disa imazhe të ish-bashkëshortit të saj teksa mbante Anaisin në krahë.

E pas gjithë kësaj rrëmujë, ka ardhur një reagim nga familjarët e Ilnisës të cilët përmes Instagramit të banores shprehen:

“Nëse të njohësh prindin do të thotë vetëm 2 foto deri në moshën 2 vjeçare dhe asgjë tjetër, asnjë kontakt dhe asnjë mbështetje, atëherë spaskemi kuptuar se çfarë është të jesh prind”.


Shtuar 11.03.2024 19:49